Transmetuar më 13-08-2022, 10:26

Kosovë- Myslimanët në Kosovë kërkojnë lejimin e shamisë në shkolla. Mbajtja e shamive është e ndaluar në institucionet shkollore në këtë vend me një vendim të vitit 2010 i cili ngjalli reagime të ashpra publike në atë periudhë.

Në kuadër të kundërshtimit të këtij ligji janë mbajtur edhe protesta para institucioneve arsimore të Kosovës.

Dy ditë më parë, Bashkësia Islame e Kosovës së bashku me institucione të saj e mbështetur nga besimtarët myslimanë kanë kërkuar shfyqizimin e këtij urdhri që i mohon të drejtën e shkollimit nxënëseve që mbajnë shami.

Bashkësa Islame e cilëson diçka të tillë diskriminuese. Myslimanët i kanë kërkuar kryeministrit Albin Kurti dhe Ministrisë së Arsimit të anulojnë vendimin sa më shpejt të jetë e mundur para nisjes së vitit të ri shkollor.

Ky institucion islam shprehet se kërkesa duhet trajtuar me përgjegjësi maksimale e jo të politizohet.