Transmetuar më 12-08-2022, 22:21

Mali i Zi- Pas tragjedisë me 10 të vdekur dhe disa të plagosur, ka reaguar Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Ai tha se të shtënat ishin një tragjedi më e rëndë se çdo tjetër në kujtesën kolektive të malazezëve dhe se qeveria do të shpallë tri ditë zie lidhur me ngjarjen e rëndë.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Malit të Zi që të jenë me familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit e tyre, miqtë dhe të gjithë qytetarët e Cetinës”, tha Abazoviç në Telegram.