Transmetuar më 28-07-2022, 18:22

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar luk. Ai ka zgjedhur që në seancën e fundit parlamentare të vishet me ngjyrën rozë. Kjo është një pamje ndryshe e Ramës, i cili në daljet e mëparshme është shfaqur me kostum të bardhë.

Në këtë seancë do të votohet shkarkimi i zv. kryeministrit Arben Ahmetaj dhe emërimi në këtë post të Belinda Ballukut. Kjo seancë nuk do të shoqërohet me debat. Pavarësisht kërkesës së bërë nga Partia Demokratike disa ditë më parë, Kuvendi e rrëzoi duke mos pranuar debatin.