Transmetuar më 14-07-2022, 13:54

Maqedonia e Veriut- Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, ndodhet në një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Në fjalën e saj në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut tha se negociata mund të nisin javën që vjen nëse miratohet propozimi francez.

Von der Leyen u shpreh se nëse pranohet propozimi francez konferenca e parë ndërqeveritare e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë do të nisë javën e ardhshme.

‘Të nderuar deputetë, shumë nga ju ndoshta jeni të frustruar ose nuk kuptoni qartësisht atë që po ndodh. Por komisioni ka rekomanduar të hapen negociatat. Sëbashku ne mund të kthejmë një ëndërr të BE-së në Maqedoninë e Veriut. Do ta shfrytëzojmë këtë mundësi për hapjen e negociatave dhe mund ta bëjmë këtë shumë shpejt, që javën e ardhshme pas miratimin e propozimit francez. Ne do të jemi krah jush, nesër e në vijim. Ne jemi të bindur që kjo është diçka historike por vendimi ju takon ta merrni ju për propozimin francez. Në lidhje me të shkuarën ju keni të drejtë të zgjidhni. Me marrëveshjen e Prespës ishte një zhvillim shumë i rëndësishëm. Nëse ju pranoni propozimin francez, konferenca e parë ndërqeveritare do të nisë që javën e ardhshme. Ne më pas do të jemi të lumtur që të presim delegacionin tuaj në Bruksel."-tha ajo.