Transmetuar më 07-07-2022, 23:41

SHKUP- Përshkallëzohen protestat në Maqedoninë e Veriut.

Ish-ambasadori maqedonas Ivica Bocevski në protestën e sotme “Ultimatum, Jo faleminderit” njoftoi se nga nesër do të fillojnë bllokada në mbarë vendin për shkak të propozimit francez. Gjatë fjalës së tij ai tha se bllokadat do të nisin nga ora 13:00.

“Nesër do të kemi bllokada në të gjithë vendin. Bllokadat do të fillojnë në ora 13:00, do ta bllokojmë tërë Maqedoninë derisa deputetët tanë trima luftojnë në Kuvend për interesat tona në mbrojtje të gjuhës, popullit dhe shtetit maqedonas”, tha Bocevski.

Ndërkohë, dita e pestë e protestës ka përfunduar me akuza të rënda mes partive politike. LSDM dhe BDI akuzuan se incidenti tek sheshi “Skenderbeu” ishte një skenar nga koalicioni VMRO-ASH-Levica për të tensionuar situatën dhe për të nxitur tensione ndëretnike. Ndërkohë, nga ASH dhe Lëvizja BESA kanë theksuar se skenaret e tilla pikërisht po inskenohen nga ana e pushtetit, nga koalicioni LSDM dhe BDI.