Transmetuar më 05-07-2022, 23:03

MAQEDONIA E VERIUT- PSituatë kaotike para Ministrisë së Jashtme në Maqedoninë e Veriut.

Protestues të shumtë u mblodhën para godinës së Qeverisë e më pas u drejtuan drejt Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Kuvendit të Maqedonisë.

Ata hodhën pishtarë, letra higjienike, shishe, fishekzjarre në drejtim të Ministrisë. Ndërkohë që përballë MPJ-së ndodhet një kordon policor.

Protestuesit po kërkojnë që autoritet e qeverisë në Maqedoninë e Veriut, të refuzojnë propozimin e Bashkimit Evropian, të njohur si propozim francez, për fillimin e negociatave për anëtarësim. Sipas tyre, francez bën “bullgarizimin” e Maqedonisë së Veriut dhe nuk e njeh gjuhën e as historinë maqedonase. Propozimi francez, i cili arriti në Maqedoninë e Veriut më 30 qershor synohet të tejkalojë dallimet mes Shkupit dhe Sofjes për çështjen e gjuhës dhe të kaluarës historike me këtë dhe zhbllokimin e procesit integrues në Bashkimin Europian.