Transmetuar më 29-06-2022, 20:42

Greqi- E padëgjuar më parë. Por realitet!

500 euro për të parë perëndimin e diellit në ishullin grek. Dhe…po deshët!

Pas skandalit të "këmbëve të gaforres" ku dy turiste amerikane paguan 600 euro, një tjetër fakt ka habitur një çift turistësh amerikanë. Ata janë ulur pranë një bari në zonë e quajtur ‘Venecia e Vogël’ në ishullin e Mikonos për të shijuar perëndimin e diellit nën shoqërinë e një pije, por janë habitur kur kamarieri i ka kërkuar 500 euro.

Sapo janë ulur dhe kanë tentuar të porosisim diçka për të pirë kamarieri i ka informuar që konsumi minimal në një kafe-bar të njohur në ‘Venecia e Vogël’ është 500 euro. Megjithatë, mbresëlënës është fakti që për të shijuar perëndimin e diellit në një lokal në ‘Venecia e Vogël’ piktoresk duhet të paguash nga 300 deri në 500 euro.

Banori i Mykonos, Dimitris Koutsoukos, bëri një postim në Facebook:

“Dy miqtë e mi nga San Francisko kanë ardhur në Mykonos, që nuk janë aspak të varfër dhe as pinjollë. Dje donin të shkonin diku për një pije dhe të shikonin perëndimin e diellit. Ata u ulën në një nga lokalet, pak para perëndimit të diellit. Kamerieri shkoi për të marrë porosinë dhe u tha se është 500 euro konsumi minimal për tavolinë. U ngritën dhe u larguan. Sot pyeta dikë që e njeh dhe më tha që jo të gjitha dyqanet atje kanë një konsum minimal të pijeve… Pra duam vetëm turistë shumë të pasur në Mykonos? Ne kemi ikur shumë në këtë ishull ”.-shkroi ai.