Transmetuar më 27-06-2022, 22:20

Një 31-vjeçar nga Shqipëria, i cili u arrestua gjatë një operacioni policor herët në mëngjes të së dielës për mosbindje teksa tentoi t’i shmangej kontrollit, u zbulua se ka ndihmuar autorin e sulmit të para dy javëve në Mikonos ku u sulmua egërsisht biznesmeni Teodor Kusatana.

Hetimi nxori se autori ishte një djalë grek 32 vjeç i cili shkoi në 10 qershor 2022 në hotelin e njohur të Kusatanës në Mikonos dhe e qëlloi me levë duke i marrë jetën.

Menjëherë më pas u zhduk nga vendi i krimit me një makinë që drejtohej nga 31-vjeçari shqiptar, shok i tij.

Si 32-vjeçari dhe një bashkëpunëtor tjetër janë identifikuar nga policia e Nëndrejtorit të Policisë Mykonos dhe janë në kërkim.

Ndërkaq noa.al mëson se 31-vjeçari nga Shqipëria, punonte në Mykonos si shofer minifugoni dhe transportonte turistë nga hotelet në pjesë të tjera të ishullit.

Pas hetimeve, autoritetet vazhduan me sekuestrimin e celularit të tij, si dhe të mjetit me të cilin transportonte autorin 32-vjeçar.

Ndaj shqiptarit të arrestuar është ngritur aktakuzë dhe dosja pritet të dërgohet në prokurori.

Çfarë ndodhi më 10 qershor

Nga vlerësimi i kombinuar i fakteve të çështjes dhe nga analiza e materialit të grumbulluar, rezultoi se, ditën e premte, datë 10 qershor 2022, 32-vjeçari grek ka ndjekur biznesmenin duke drejtuar një automjet të vjedhur dhe ka shkaktuar me dashje një aksident, duke u përplasur me mjetin e hotelierit.

Më pas ai ka sulmuar në mënyrë të paprovokuar biznesmenin duke tentuar ta vrasë dhe t’i shkaktojë lëndime të rënda trupore duke përdorur një send të rëndë, levë hekuri. Sipas hetimeve, pas atentatit, 32-vjeçari është arratisur, pasi ka braktisur mjetin e vjedhur, duke hipur në një makinë tjetër që drejtohej nga 31-vjeçari shqiptar. /noa.al