Transmetuar më 26-06-2022, 16:12

Pak ditë më parë moderatorja Erjola Doçi i habiti të gjithë me deklaratën se “shpenzoj 2 mijë euro për kremëra për fytyrën” dhe se përdorte krëhër për këmbët pas dushit.

Doçi u vendos në qendër të kritikave, madje u bë edhe meme. Ndërsa gazetarja Aida Shtino bëri një status në Facebook, ku pyeste: “Çfarë punë bën për të jetuar?”

Erjola Doçi qëndroi e heshtur, ndërsa sot në emisionin “E diell” tregoi funksionin e “krehërit të këmbëve”.

Ajo leu këmbët me krem në mes të emisionit dhe filloi t’i masazhonte me krehër, duke thënë se “ndihmon në hapjen e poreve dhe qarkullimin e gjakut”.

“Nuk bën 2 mijë euro. Të ndihmon në hapjen e poreve dhe qarkullimin e gjakut. Dikush ka prioritet të vishet, të blejë çanta. Unë kam prioritet higjienën, pastërtinë dhe skincare. Nuk bën 2 mijë euro për një muaj, se është keqkuptuar por furnizohesh dhe i përdor përgjatë gjithë kohës”, tha ajo.

Ndërsa tregoi ku i gjen lekët për shenzimet mijëra euro për kremëra për fytyrën: “Mbaj veten, familja. Shkon një kosto aq, herë më bashkëpunime, herë pa bashkëpunime falë influencës. Na bën tag-i sa 2 mijë euroshi, se unë edhe s’para konsumohem si imazh, bashkëpunoj kur duhet.”

Gjatë një interviste disa javë më parë, Erjola Doçi u shpreh se: “Dy mijë euro vetëm për kremra. Nuk po flas për parfume dhe gjëra të tjera, por për fytyrën deri në dy mijë euro në muaj minimumi që i shpenzoj, pasi kremrat që përdor realisht janë goxha të kushtueshëm. Dy mijë euro nuk është absurde se nuk ka të bëjë vetëm për fytyrën se dhe për këmbët. Unë kam krehër për këmbët, që pas dushit kreh këmbët që të jenë në gjendjen e tyre më të mirë. Nuk ka të bëjë kostoja, por fatkeqësisht na ka bërë Zoti të shtrenjtë.”

Pas deklaratës së saj, erdhi reagimi i gazetares Aida Shtino e cila shkoi në një postim në Facebook: “Epo 2000 € ne muaj per kremera…Po te isha aty ne studio do ta kisha pyetur kete vajzen : “Cfare pune beni per te jetuar?” 2000 € vetem per kremera nderkohe qe me ato leke mundet te jetojne 4 familje ne muaj…. Platoni thoshte, se nje njeri duhet te mari te ardhura aq sa i duhet per te jetuar , tepricat duhet ti dhuroje, perndryshe demtohet menderisht dhe shpirterisht dhe bie pre e kotesise dhe vesit, si dhe e botes materiale dhe haron shpirteroren. Prandaj miq tere ata e ato qe dalin neper media , e neper rrjete sociale , fb, insta e Tik Tok dhe reklamojne canta, bluza, jete lluksi mos i kini zili, sepse jane shpirterisht me te varfer, se ata qe jane te varfer materialisht. Kur shpirti eshte bosh “ato/ata” te shkrete mendojne se do ta mbushin me gjera materiale….harrojeni , nuk mbushet kurre shpirti me materie.”