Transmetuar më 24-06-2022, 23:31

SHBA- DASH ka reaguar menjëherë pas përfundimit të samitit të BE për Ballkanin Perëndimor.

Për Uashingtonin, besueshmëria e perspektivës së zgjerimit të BE-së është jetike për stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor.

“Besojmë se besueshmëria e perspektivës së zgjerimit të BE-së është jetike për stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”, kanë thënë sot për MIA nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Ata theksuan se vazhdojnë të mbështesin fillimin sa më të shpejtë të negociatave të anëtarësimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Në samitin Ballkani Perëndimor-BE dje në Bruksel, kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski hodhi poshtë të ashtuquajturin propozim francez në të cilin draft versioni i hapjes së negociatave, çështjet bilaterale mes dy vendeve – Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, vendosen si një kusht në procesin e negociatave për anëtarësimin e vendit në Bashkim Evropian.