Transmetuar më 16-06-2022, 23:34

Ylli Limani është një nga këngëtarët më të dashur. Këngëtari nga Kosova numëron një numër të madh hitesh dhe është i angazhuar me koncerte brenda dhe jashte vendit.

Ai ishte së fundmi i ftuar në “Muza Competition” Tiranë, ku dha edhe një intervistë në prapaskenë, për emisionin “Rudina.” Ylli rrëfeu se cila është muza e tij që e frymëzon për të shkruar këngët hit dhe gjithashtu foli për stilin e tij të veshjes, nëse do të ndërronte profesion në bloger.

Intervista:

Ylli Limani: E ka gjithmonë pas një kënge, është një moment, kujtim, ndodhi, ngjarje, një qytet. Tirana shpeshherë është muza ime.

Gazetarja: Muza e fundit kush është?

Ylli Limani: Nuk ka pasur muzë të fundit këto kohë.

Gazetarja: Mungon muza për Yllin?

Ylli Limani: Nuk mungon muza, por një muzë tamam me “M” të madhe nuk ka.

Gazetarja: Po eventi si po të duket?

Ylli Limani: Fantastik. Përgëzime për Shqipërinë në përgjithësi që është gjithmonë pranë krijuesve, artistëve sidomos këto kohët e fundit më shumë se çdo herë. Është për t’u lakmuar dhe ne nga Kosova të mësojmë prej jush për këtë.

Gazetarja: I spikatur jo vetëm për talentin në muzikë, por edhe për veshjet me të cilat mund ta ngatërrosh lehtazi për një blogger mode, a mund të ishte një profesion i Yllit diçka e lidhur me të nëse s’do ishte këngëtar?

Ylli Limani: Aspak. Derisa vishem, qoftë edhe për paraqitjen më të thjeshtë televizive, s’po flas skenike, janë ditë. Vetëm kohët e fundit kam mësuar të vishem pak. Futu te klipet e mia në fillim ose paraqitjet e mia dhe sheh një tmerr.

Gazetarja: Po tani sa kohë të merr një klip?

Ylli Limani: Uh, ditë. Konsultime, Valdrini është një prej njerëzve që unë konsultohem. Ia dërgoj veshjet thotë “tmerr, katastrofë, kjo është një turp” derisa biem dakord.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd