Transmetuar më 14-06-2022, 09:46

Për të njëmijtën herë, Komisioni i Parlamentit Evropian për Politikë të Jashtme diskuton sërish e sërish sot, një raport për Kosovën, pasi prej shumë vitesh tashmë, refuzon të mbajë premtimin e saj për heqjen e vizave 90 ditore për shqiptarët e Republikës së Kosovës.

Në draftin e raportit që ishte prezantuar më herët nga raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon, është përsëritur se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave që në vitin 2018, por akoma nuk është miratuar vendimi për liri të lëvizjes.

Në tekstin e këtij dokumenti i bëhet thirrje Këshillit të BE-së që urgjentisht të marrë vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Por është e qartë se as Komisioni Evropian dhe as Këshilli Evropian nuk kanë fuqi vendimmarrëse dhe as nxitëse apo imponuese. Vendimin e merr vetëm Këshilli i Bashkimit Evropian dhe varet nga ai dhe ministrat e Jashtëm të tij dhe kryetarët e qeverive, nëse hiqen ose jo vizat për Kosovën.

Deri më sot nuk e kanë bërë dule shpërfillur jo vetëm kërkesën legjitime të Kosovës, por edhe premtimin e tyre që papërgjegjshmërisht nuk u mbajt që prej afro pesë vitesh. Një premtim i pambrojtur që bëhej ndërkohë që Kosovës i kërkoheshin kushte shtesë vazhdimisht duke e detyruar deri dhe në demarkacion me Malin e Zi, ku vendit proverb iu dhanë territore që i përkisnin Kosovës.

Foto: DW, qytetarë gjermanë duke djegur flamurin e BE