Transmetuar më 07-06-2022, 23:43

Ohër- Publikohen foto nga darka e liderve të vendeve të “Ballkanit të Hapur”. I pranishëm i pranishëm në tryezë edhe djali i George Soros, Aleksandër Soros.

Samiti i Ballkanit të Hapur mbahet në Ohër ku po marrin pjesë 5 shtete të Ballkanit Perëndimor.

Në darkën e shtruar, në një tavolinë janë parë Edi Rama, Aleksandër Vuçiq, Dimitar Kovaçevski, Dritan Abazoviq dhe Aleksandër Soros, djali i George Soros.

Në të njëjtën tavolinë ishte edhe përfaqësuesi i Bosnje e Hercegovinës, Zoran Telegtija.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka postuar fotot në rrjetin social Twitter.

“Politika e së ardhmes është politika e pajtimit dhe e bashkëpunimit ekonomik!”, ka shkruar ai.

“Darka e punës e liderëve të Ballkanit Perëndimor përpara Samitit të Iniciativës Open Balkan”, përfundoi ai.

Politika budućnosti je politika pomirenja i ekonomske saradnje! 🇪🇺❤🇺🇲Radna večera lidera Zapadnog Balkana uoči Samita Inicijative #OpenBalkan. 🇲🇪🇲🇰🇷🇸🇦🇱🇧🇦@avucic @ediramaal @DKovachevski @Vijeceministara @AlexanderSoros pic.twitter.com/vTCIV4Wl5y

— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) June 7, 2022