


KOSOVË- Ngjarje e rëndë në Prishtinë. Era e fortë rrëzon pemën, vdes i riu, plagoset një grua.
Lajmin e ka konfirmuar policia e Prishtinës e cila në një njoftim zyrtar konfirmoi se viktimë ka mbetur një burrë rreth të 30-ve dhe një grua është lënduar.
“Rreth orës 15:15 jemi njoftuar se një lis është rrëzuar dhe ka zënë dy persona. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën përderisa e lënduara tjetër femër po ashtu rreth 30 vjeçe, është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, informon policia e Kosovës.
Nga meteorologët ishte parashikuar një përkeqësim moti sot në kryeqytetin e Kosovës. Erërat e forta që kanë pushtuar Prishtinën kanë rrëzuar disa pemë në lagjen ‘Pejton’ dhe aty pranë ndodheshin disa makina të parkuara. Dëme ka pasur edhe në pjesë të tjera të qytetit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





