Transmetuar më 04-06-2022, 11:36

Kosovë- “Lija e majmunëve” dyshohet të ketë mbërritur në Kosovë.

Një pacient 69-vjeçar, është regjistruar si rast i dyshimtë se mund të jetë infektuar me linë e majmunëve.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se më 3 qershor nga Klinika Infektive e Qendrës Universitare të Kosovës ka pranuar një raportim për një rast të dyshimtë në Linë e majmunëve (Monkeypox).

Pacienti është një burrë i lindur më 1953 nga komuna e Dragashit. Sipas ministrisë, pacientit i është marrë mostër nga ndryshimi lëkuror dhe do të dërgohet në laboratorin referent të Organizatës Botërore të Shëdentësisë në Hollandë.

“Presim edhe rezultatet laboratorike deri në diagnozën përfundimtare”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Sipas MSH-së, pacienti është në gjendje stabile dhe në izolim.