Transmetuar më 01-06-2022, 22:03

Juria në procesin gjyqësor që u zhvillua maratonë në SHBA, ka vendosur në favor të Johnny Depp (58 vjeç) duke pranuar padinë kundër ish-gruas Amber Heard (36 vjeçe) për shpifje. Ai do të marrë 15 milionë dollarë dëmshpërblim.

Pas gjashtë javësh jashtëzakonisht intensive, ka përfunduar kështu gjyqi i të famshmëve të shekullit që ka dëmtuar rëndë reputacionin e të gjithë protagonistëve të përfshirë.

Në këto gjashtë javë dolën në dritë një varg imazhesh, historish dhe akuzash të forta.

Juria çmoi njëzëri se Heard e kishte dëmtuar Depp-in me shkrimin e saj në The Washington Post për dhunën në familje, raporton noa.al.

Sipas jurisë, Depp dhe avokatët e tij vërtetuan se Heard e shënjestroi atë me deklaratat në komentin e saj dhe se ato deklarata ishin të rreme, shpifëse dhe se ky ishte qëllimi i Heard.

Juria vendosi gjithashtu mbi kundërpadinë e Amber Heard për shpifje të kryer nga avokati i Johnny Depp. Ajo u pranua vetëm pjesërisht të drejtë dhe iu dha e drejta që të marrë nga Depp, 2 milionë dollarë dëmshpërblim.

Depp nuk ishte fizikisht i pranishëm në shpalljen e vendimit. Për shkak të angazhimeve profesionale të planifikuara më parë, Depp nuk ishte fizikisht i pranishëm në seancën e vendimit dhe e ndoqi atë nga Britania e Madhe. Raportohet se ai ishte dukshëm i zhgënjyer me vendimin.

"Akuza të rreme, shumë të rënda dhe kriminale u ngritën ndaj meje përmes mediave. Këto akuza shkaktuan një breshëri të pafund përmbajtjesh urrejtjeje. E gjitha pati një ndikim shkatërrues në jetën dhe karrierën time. Jam i dërrmuar”, tha aktori.

Më 11 prill nisi gjyqi mes aktorit Depp dhe ish-bashkëshortes së tij Amber Heard, aktore dhe modele. Arsyeja? Në vitin 2018, Heard botoi një op-ed në gazetën The Washington Post. Në të ajo shkruante për dhunën në familje. Emri i ish-it të saj – të cilin e takoi në moshën 23-vjeçare në xhirimet e filmit “The Rum Diary” – nuk u përmend, por të gjithë e kuptuan menjëherë se për kë fliste.

Johnny Depp e paditi në gjykatë dhe kërkoi 50 milionë dollarë dëmshpërblim. Aktori tha se kjo situatë e çoi karrierën e tij në qorrsokak dhe bëri që të humbë një sërë rolesh të rëndësishme. /noa.al