Transmetuar më 30-05-2022, 20:58

Bëhet fjalë pë Dua Lipën. Kanë nisur në media thashethemet se ajo është në një lidhje dashurie me futbollistin Trent Alexander Arnold.

Shkak u bë kënga “One kiss” e Duas, të cilën tifozët e kanë kënduar para dhe pas çdo ndeshje dhe në çdo festim.

Por futbollisti i njohur ka realizuar një intervistë ku është pyetur nëse thashethemet se ai ishte në një lidhje me Dua Lipa dhe përgjigjia e tij ishte:

“Thashethemi më i çuditshëm që kam dëgjuar për veten ka qenë se kam qenë në lidhje me Dua Lipën. Madje, edhe mami më pyeti. Dhe i thashë: ‘Mami, unë qëndroj në shtëpi çdo ditë. Mendoj se do ta dije nëse po dilja me dikë dhe do ta dije me patjetër nëse do ishte ajo”, ka thënë futbollisti.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd