Transmetuar më 29-05-2022, 16:31

TIRANË- Pas ndarjes me Semi Jaupaj, kantautori Bojken Lako, duket se ka nisur një lidhje të re.

Ai ka postuar një foto me vajzën duke njoftuar se tashmë ndodhet në një marrdhënie me dikë.

Ende nuk dihet se cila është vajza.

Vitin e kaluar, këngëtarja Semi Jaupaj konfirmoi ndarjen nga Bojken Lako duke treguar se kanë mbetur miq të mirë.

Ajo ka pohuar se këngëtari ishte dashuria e saj e parë dhe se janë njohur kur ka qenë vetëm 17 vjeç, ndërsa Bojkeni 34.

Por gjatë eksperiencës së saj në “Big Brother VIP” tregoi më shumë për marrëdhënien e tyre.

Duke e përshkruar si një të dashur ideal, por nuk dha një arsye konkrete për ndarjen.