Transmetuar më 28-05-2022, 23:54

Analiza nga The Times

Pas gati njëqind ditësh lufte, ofensiva ruse në Ukrainë më në fund ka filluar të duket më koherente, Forcat ruse kanë siguruar një urë tokësore midis rajonit të Donbasit dhe Krimesë, të cilën ukrainasit do ta kenë të vështirë ta çlirojnë.

Kremlini është zotuar haptazi për të pushtuar të gjithë rajonin e Donbasit, rajonet e Luhanskut dhe Donetsk, ku pretendon, përballë të gjitha provave të cilave tregojnë se nuk është një pretendim i vërtetë, se rusët etnikë duhet të mbrohen nga nazistët ukrainas në Kiev.

Forcat e armatosura ukrainase kanë kryer një mbrojtje dinamike jashtëzakonisht të suksesshme gjatë kësaj kohe, duke mos mbajtur linja statike, por duke goditur forcat ruse në pikat e tyre të më të cenueshme dhe duke i kundërsulmuar ato kur dhe ku kishte vërtet rëndësi, si aeroporti Hostomel afër Kievit, jashtë qytetit të Mykolaiv (porta për në Odesa), ose nëpër linjat e komunikimit ruse në veri të Kharkiv.

Taktikat e Putinit

Humbjet në pajisje të konfirmuara edhe me pamje për të dyja palët, tregojnë një shkallë të humbjes më të vogël se çfarë është realisht, por që gjithsesi tregon një nivel drastik të disfatave për të dyja palët.

Humbjet e pajisjeve ruse tani kapin shifrat e më shumë se 4.000 pajisjeve të një niveli të rëndësishëm dhe mbi 700 tanke e 400 automjete të blinduara luftarake. Humbjet përkatëse, të konfirmuara të Ukrainës janë aktualisht më pak se 1100 pajisje, duke përfshirë më pak se 180 tanke dhe rreth 82 automjete të blinduara luftarake.

Humbjet e jetëve të ushtarëve rus në Ukrainë deri tani janë vlerësuar në minimalisht 15.000, ndërkohë që raportime të tjera sjellin një situatë shumë më dramatike, duke numëruar se edhe 45.000- 60.000 ushtarë kanë mbetur të plagosur.

Kjo është shumë më shumë se një e treta e forcës fillestare që Rusia ka angazhuar në agresionin ndaj Kievit.

Humbjet e personelit ukrainas janë shtuar më shumë e më intensivisht në numër në javët e fundit dhe tani përgjithësisht besohet se janë rreth 60 për qind e shifrave të humbjeve ruse.

Është e qartë se Ukraina deri më tani ka fituar betejën e saj për mbijetesë kundër një fqinji agresiv dhjetë herë më të madh se ai.

Por në javën e kaluar toni i sfidës triumfale të Kievit është ulur, teksa kërkohet të menaxhohen më mirë pritshmëritë. Forcat ukrainase tani përballen me taktikat ruse represive në Donbas. Lufta tashmë po ushtron presion maksimal mbi forcat ukrainase në një fushatë ku mbrojtja e tyre dinamike po kalon në diçka më të vrazhdë, konvencionale dhe brutale.

Tani nën komandën e vetme të gjeneralit Aleksandr Dvornikov, rusët kanë mësuar, të paktën, të përqendrojnë forcat e tyre të dobëta në zona shumë më të vogla gjeografike për të krijuar fuqi dërrmuese të zjarrit dhe formacione trupash të blinduara në operacione të kufizuara ” në të gjithë Luhansk, zona më e vogël në dy rajonet e Donbasit.

Pasi rrethuan qytetin e Severodonetsk nga tre anët disa javë më parë, forcat ruse tani duket se janë shumë afër mbylljes së rrethimit në anën e katërt, ku ukrainasit janë përpjekur të mbajnë të hapur një linjë furnizimi dhjetë milje të gjerë ndërsa tentativa ruse për të mbyllur këtë arterie vijojnë.

Momentum vendimtar

Komandantët ukrainas po përballen me llojin e zgjedhjes që të gjithë komandantët i tremben – të vazhdojnë luftimet në Severodonetsk, që do të thotë gjithashtu të mbash hapur xhepin që zhvillohet rreth katër brigadave të tyre në perëndim të Siverskyi Donets – dhe të rrezikosh t’i humbasësh të gjitha – ose ndryshe të heqin dorë nga kjo arterie në Luhansk dhe të tërhiqen drejt perëndimit në linjat e tyre mbrojtëse në terrenin e lartë në lindje të Kramatorsk dhe Slovyansk.

Në aspektin strategjik këtu ëstë një kleçkë, duke zënë terren të lartë përballë dy qyteteve që ende nuk janë dorëzuar dhe janë çelësi për të dominuar pjesën tjetër të Donbasit, Rusia mund të pushtojë Luhanskun, por ajo nuk do ta “pushtojë Donbasin” derisa të pushtojë edhe rajonin më të madh të Donetskut.

Severodonetsk mund të jetë qyteti i fundit i ukrainasve në Luhansk, por Kramatorsk dhe Slovyansk janë më të rëndësishme strategjikisht. Është një zgjedhje e vështirë, por mund të funksionojë në favor të Ukrainës nëse forcat ruse “fusin veten në kurth” me Luhansk.

Presidenti Vladimir Putin ka nevojë për një rezultat të shpejtë ushtarak në Ukrainë dhe ai do të jetë po aq i vetëdijshëm sa kushdo tjetër se numri i trupave dhe armët do të fillojnë të jenë një disavantazh i forcave ruse nëse lufta zgjatet.

Me një ushtri të stilit perëndimor dhe një kuadër rezervistësh të forcuar nga beteja, ukrainasit do të kenë së shpejti rreth 400,000 trupa për të vënë në terren, të mbështetur nga 600,000 të tjerë të trajnuar në atë që Kievi thotë se me shumë mundësi mund të arrihet të angazhohen ushtarakisht rreth 1 milion forca vendase.

Me premtimin e fundit të ndihmës së Presidentit Joe Biden për të investuar 40 miliardë dollarë në ndihmë të Ukrainës, një shumë kjo dhjetë herë më e madhe se shuma e ndihmës së SHBA deri më tani, ekziston çdo pritshmëri që rezervat e armëve perëndimore të vazhdojnë të mbërrijnë në Ukrainë.

Strategjia e fitores Nëse Putin nuk deklaron një masë të rëndësishme të mobilizimit kombëtar, ushtria e përhershme e Rusisë, e cila në kohë paqeje ka një numër prej 280,000 ushtarësh, tashmë është duke u zvogëluar.

Kujtojmë këtu edhe lëvizjen e liderit rus për të përfshirë në ushtri edhe persona mbi moshën e cila ishte e parashikuar në lidhje në tentativa për të shtuar numrin e rekrutëve.

Gjithashtu, fabrikat ruse të armëve janë duke “vuajtur” nënë sanksionet e Perëndimit.

Nëse ukrainasit mund ta parandalojnë Putinin të arrijë një fitore të shpejtë të një lloji – me gjasë të pasuar nga një ofertë paqeje dhe presion mbi evropianët që të mbështeten tek Kievi për ta pranuar atë – nëse ata mund të zbehin disi suksesin aktual të Rusisë dhe të vazhdojnë deri në vjeshtë, atëherë ata duket se mendojnë se lufta mund të kthehet në favor të tyre.

Kievi flet me vendosmëri për rikthimin e territorit që është pushtuar që nga shkurti, dhe ndoshta edhe disa prej atyre të pushtuara në 2014.