Transmetuar më 20-04-2022, 11:01

UKRAINË- Gjenden të vrarë dy punonjës të një zoologjik në Kharkiv. Dyshohet se ata u ekzekutuan nga ushtarët rusë.

Punonjësit kishin qëndruar në qytet për t’u kujdesur për kafshët. Sipas CNN, punonjësit ishin qëlluar dhe vrarë nga ushtarët rusë dhe u gjetun të mbyllur në një dhomë. Disa kafshë u evakuuan gjatë granatimeve, tha kopshti zoologjik, duke përfshirë luanë, jaguar, dhelpra dhe hiena.

Por dy nga punonjësit qëndruan për të ushqyer kafshët e mbetura. Kur pjesa tjetër e stafit u kthye më 7 mars, punonjësit nuk ndodheshin aty, sipas deklaratës së kopshtit zoologjik.

Kharkiv, i cili shtrihet në verilindje të Ukrainës, është përballur me granatime dhe sulme intensive që nga fillimi i pushtimit rus.