Transmetuar më 15-04-2022, 17:51

BULLGARI- Bullgari nuk e ndryshon qëndrimin e saj në lidhje me veton ndaj Maqedonisë sa i përket çeljes së negociatave me BE. Lajmi është rikonfirmuar nga ministrja e Jashtme bullgare Teodora Gencovska.

Në një intervistë për BNT, Gencovska u shpreh se asnjë diplomat apo zyrtar bullgar nuk ka braktisur qëndrimin fillestar dhe nuk asnjë ndryshim deri më tani.

“Askush nga ekipi i Ministrisë në të gjitha bisedimet e saj, takimet me partnerët evropianë, me ambasadorët e vendeve të tjera anëtare të BE-së apo NATO-s, askush nuk e ka braktisur atë qëndrim dhe nuk janë bërë zotime, të cilat janë të lidhura me afate”, tha ministri.

Ministrja tha se ende nuk ka një dokument fillestar midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë që do të ishte bazë për një marrëveshje.

“Pothuajse asnjë nga katër pikat e tjera të planit 4 + 1 nuk është përmbushur nga Shkupi,” tha Gençovska.

Pyetjet nëse ka ndryshuar qëndrimi bullgar kanë lindur nga deklarata e ministres së Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, e cila pati një takim me Gencovskën, në të cilën ndër të tjera tha se përgjegjësia e BE-së është që të fillojë negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

“Unë do të thosha se është keqinformim apo ndonjë spekulim. Nga pala bullgare nuk është pranuar asnjë angazhim për fillimin e procesit negociator me Maqedoninë,” tha Gencovska.