Transmetuar më 07-04-2022, 20:04

CMG-ja realizoi me sukses transmetimin olimpik me risi teknologjike

Ditët e fundit, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i dërgoi një letër Grupit Mediatik të Kinës (CMG), ku shpreh vlerësime dhe falënderime për transmetimin e suksesshëm të Olimpiadës Dimërore të Pekinit dhe për përhapjen e lëvizjes olimpike në botë.

Edhe pse Lojërat Olimpike dhe Paralimpike të Pekinit 2022 janë mbyllur, ceremonitë e mrekullueshme të hapjes e të mbylljes me “romancë kineze”, si dhe transmetimi i jashtëzakonshëm i ndeshjeve dhe garave sportive kanë fituar vlerësime të shumta në mbarë botën.

Risitë teknologjike të CMG-së kanë luajtur rol të dukshëm dhe kanë “ndriçuar” lojërat olimpike të Pekinit me teknologji të reja, duke shënuar një kapitull të ri në historinë olimpike.

Me modelin strategjik “5G+4K/8K+AI”, teknologjinë e transmetimit 4K/8K, aparatet e posaçme UHD me vetëkërkim dhe me ekipin teknik elitar në transmetim, CMG-ja ka arritur objektivin “Olimpiadë dimërore teknologjike, ndjekje e lojërave me 8K”, duke shënuar rekordin e spikatur të mbi 62.81 miliardë shikimeve në platformat multimediale.