Transmetuar më 18-01-2022, 07:59

Anna Lührmann, Ministrja gjermane e Evropës, vjen sot për herë të parë në Shqipëri.

Një ditë më parë ajo u takua me autoritetet më të larta të Maqedonisë së Veriut.

Ministrja gjermane do të takohet me kryeministrin Edi Rama. Në axhendë janë edhe takime të tjera.

Në fokus do të jetë integrimi i Shqipërisë në rajon si edhe reformat e brendshme.

Para turit të saj, Lührmann u shpreh para nisjes për çeljen e negociatave.

“Të dyja vendet i kanë plotësuar kushtet, prandaj duhet të fillojnë menjëherë konferencat ndërqeveritare. Ne e mbajmë fjalën. Për vijimin e rrugës drejt BE-së mbetet vendimtare që të vijojnë reformat dhe mirëqeverisja”, deklaroi Anna Lührmann.