Transmetuar më 17-01-2022, 12:23

Ka nisur në Kurbin ceremonia e përbashkët mes Edi Ramës dhe Erdogan, ku të pranishëm janë dhe ministra të të dyja qeverive.

Kryebashkiakja e Kurbinit Majlinda Cara ka falënderuar Presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan, i cili do t’u dorëzojë vetë banorëve të Laçit çelësat e shtëpive të reja të ndërtuara si dhuratë nga qeveria turke pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Në fjalën e saj, kryebashkiakja tha se jo vetëm në Lac por në gjithë Kurbinin, “i cili jo vetëm po ringrihet më i fortë e më i bukur në shembullin e një qyteti të denjë për të jetuar këtu e për të rritur fëmijët tanë, por pse jo do të jetë edhe shembull për qytetet e tjera për transformimin tërësor të tij”.

Ndërkohë që vetë Cara është përlotur nga fjalët e kryeparlamentares Lindita Nikolla. Kjo e fundit e përgëzoi kryebashkiaken për punën e saj, edhe pse ishte nënë e një fëmije të vogël, dhe zbuloi edhe gjestin e saj.

Cara e cila edhe vetë humbi shtëpinë nga tërmeti, ka vendosur që të jetë e fundit që do të përfitojë.

"Ka bërë detyrën, por e ka bërë mirë. Edhe ajo humbi shpinë e saj, por ndryshe nga nënat e tjera që humbën shtëpinë, i duhej tja sillnin foshnjën aty ku po punonte për ta ushqyer me gji që të vijonte punën deri në orët e vona të natës. Dhe kur u hodh shorti dhe e pyes kush e tërhoqi për familjen tënde, më tha jo, unë do jem e undit, familja ime do jetë e fundit dhe do pres projektin tjetër", tha Nikolla.