Transmetuar më 14-01-2022, 22:21

Pas Kryeministrit Edi Rama, edhe ministrat kanë publikuar foto nga aeroplanmbajtësja amerikane e dislokuar në Adriatik.

Sot është zhvilluar stërvitja e NATO-s në ujërat tona ku marrin pjesë edhe Forcat tona Detare.  Forcat amerikane që kanë dërguar aeroplanmbajtësen amerikane “Harry S. Truman”.

Pak orë më parë kryeministri Edi Rama postoi  foto dhe video nga avionët ushtarakë.

Rama si "kapiten"  kish marrë me vete një pjesë të kabinetit.

"Kaluam disa orë me partnerët tanë të çmuar amerikanë në aeroplanmbajtësen amerikane “Harry S. Truman”. Krenarë për aleancën tonë në NATO dhe partneritetin strategjik me SHBA", shkruan Peleshi në rrjetet sociale..

Ndërsa ministrja Spiropali shprehet se " Ditë e bukur sot në aeroplanmbajtësen "Harry S. Truman", e cila po kryen një stërvitje intensive në detin Adriatik, së bashku me forcat e marinës shqiptare. Krenarë për aleancën tonë në NATO".

Rama në këtë stërvitje ka marrë me vete minsitrat Olta Xhaçka, Elisa Spiropali, Bledi Çuçi, Arben  Ahmetaj, Niko Peleshi.