Transmetuar më 05-01-2022, 20:06

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rasti i parë i një qytetari i infektuar me Flurona.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se rasti është zbuluar në Kërçovë. Bëhet fjalë për një 26 vjeçar, i cili në natën e ndërrimit të viteve ishte kthyer nga SHBA.

Ai ishte i vaksinuar me dy doza të vaksinës. Flurona është një term i krijuar për të përshkruar gjendjen e të infektuarit me COVID-19 dhe njëkohësisht me grip sezonal.

Rasti i parë i një personi të infektuar me COVID-19 si dhe me grip sezonal në të njëjtën kohë u raportua në Izrael.