
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës ka hedhur poshtë lajmin se platforma E-albania do t’i kalojë në menaxhim një kompanie private.
Në konferencën për shtyp pas mbledhjes së qeverisë tha se lajmi është i rremë.
“Nëse ky është një lajm që qarkullon është një nga lajmet e shumta të rreme, të dhënat personale fatkeqësisht janë kthyer në një lojë në telefonat e kujtdo.
Kryeministri Rama e ka bërë me dije, unë po e përsëris, që ne kemi kërkuar ndihmë nga kompania Johnson, që është aktualisht në Shqipëri, që mbron të dhënat e KESH. Rama iu ka kërkuar atyre që të vijnë në muajin Janar në Shqipëri, që të shohin të gjitha të dhënat dhe database”, deklaroi Balluku.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





