Transmetuar më 20-09-2021, 08:39

Qeveria suedeze ka vendosur të ndalojë hyrjen në vend të të gjithë personave që udhëtojnë nga Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Brunei, Japonia dhe Serbia pasi ata janë hequr nga lista e vendeve të treta të sigurta epidemiologjikisht.

Vendimi për ndalimin e hyrjes për gjashtë vendet është shpallur nga Ministria e Drejtësisë e Suedisë dhe do të hyjë në fuqi nga kjo e hënë, 20 shtator.

“Qeveria ka miratuar ndryshimet në ndalimin e përkohshëm të hyrjes në Suedi. Vendimi është bazuar në rekomandimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për udhëtime në shtetet anëtare të BE -së, " thuhet në deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë.

Kjo do të thotë që nga kjo e hënë vetëm udhëtarët që arrijnë në Suedi për qëllime absolutisht të nevojshme mund të hyjnë nga Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Brunei, Japonia dhe Serbia.