Vazhdojnë surprizat në Shkup. Kryebashkiaku i bën qefin Edi Ramës, shikoni se çfarë i dhuroi (VIDEO)
Transmetuar më 28-07-2021, 23:03

Tashmë të gjithë e dinë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është tifoz i flaktë i Juventusit.
Rama nuk e fsheh as në publik. Shpesh herë shihet i veshur me logon e Juventusit.
Kjo u bë shkas, që sot në Shkup të fitojë si dhuratë fanellën e këtij ekipi.
Ishte Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov që u kujdes për këtë.
Dhurata shkëmbyen edhe të pranishmit e tjerë në takimin joformal mes Ramës, Zoran Zaev dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Ky takim erdhi një ditë para Mini Shengenit që do të mbahet nesër në Shkup.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





