Transmetuar më 24-06-2021, 19:33

Për të hyrë në Shqipëri nuk ka asnjë kufizim, qoftë test Covid-19 apo dokument të veçantë vaksine. Por edhe pse disa vende të BE kanë hapur dyert, shqiptarët duhet të plotësojnë disa kushte.

Megjithatë ka disa shtete ku shqiptarët lejohen të udhëtojnë pa asnjë kriter. Ato janë Austria, Holanda, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Mali i Zi.

Ndërsa vendet e tjera kërkojnë ose një test negativ të covid19 ose pasaportën e vaksinimit.

LISTA E PLOTË DHE E PËRDITËSUAR

Ja kriteret për disa nga shtetet e BE.

SPANJA

Shtetasit shqiptarë që duan të udhëtojnë në Spanjë duhet të jenë të pajisur me:

-dokumentacionin e vlefshëm të udhëtimit;

-testin negativ COVID-19 (PCR ose test i shpejtë) të bërë brenda 72 orëve të fundit;

-çertifikatë vaksinimi të plotë, që konfirmon vaksinimin të paktën 14 ditë para udhëtimit;

-regjistrimi para udhëtimit në portalin https://www.spth.gob.es/ 48 orë dhe marrjes së kodit përkatës QR, 48 orë para udhëtimit;

-Përjashtohen nga kërkesa për test fëmijët nën moshën 6 vjeç. Fëmijët mbi moshën 6 vjeç që shoqërohen nga prindërit e vaksinuar duhet të kenë testin negativ COVID-19.

-Vaksinat që njihen nga autoritetet spanjolle janë: Pfizer BioNTech; Moderna; Astrazeneca; Janssen/Johnson & Johnson; Sinopharm;

GREQIA

Prej datës 19 qershor, në Greqi lejohen të kalojnë të gjitha kategoritë e udhëtarëve nga Shqipëria, si për qëllime familjare ashtu dhe turistike.

Udhëtarët do të duhet të kenë me vete:

a) Formularin Plf

b) Certifikatë vaksinimi, test PCR ose rapid ose

c) Certifikatë të diagnozës pozitive e vlefshme për dy deri në nëntë muaj.

Fëmijët mbi 12 vjeç do të kenë të njëjtat kritere hyrëse si të rriturit.

Pavarësisht kësaj, në pikat kufitare do të vijojnë të kryhen teste të rastësishme nga autoritetet përkatëse.

Deri më datë 28 qeshor, mbeten në fuqi kuotat prej 1500 personave në ditë në Kakavijë, 250 në Qafë Botë dhe 400 në Kapshticë dhe më vonë pritet liberalizimi total i lëvizjes.

GJERMANIA

Qeveria Federale Gjermane ka hequr të gjitha kufizimet e hyrjes për personat me banim në Shqipëri. Efekti i këtij vendimi filloi më 20.06. 2021. Udhëtimet drejt Gjermanisë të personave me banim në Shqipëri dhe pasaporta biometrike, duke filluar nga kjo datë janë përsëri të lejueshme për të gjitha kategoritë e udhëtimit.

Për të gjithë pasagjerët e Tirana International Airport që udhëtojnë në Gjermani kërkohet nje nga këto kritere:

1) një test COVID, ose

2) një dëshmi që personi e ka kaluar

3) ose është vaksinuar (vaksinimi me vaksinat e njohura nga EMA).

-Konkretisht vaksinat që janë të njohura nga Gjermania janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson. Për pasaportat biometrike kërkohen dy dozat e vaksinave të aprovuara nga EMA, apo një dozë e Johnson & Johnson.

-Për udhëtarët, që hynë në Gjermani në rrugë ajrore, vazhdon të jetë në fuqi detyrimi i një testi përpara nisjes (test PCR- jo më herët se 72 orë përpara fluturimit, ose test antigen, jo më herët se 48 orë përpara fluturimit).

-Udhëtarët e vaksinuar plotësisht me një prej vaksinave të përmendur në linkun https://www.pei.de/impfstoffe/covid-19 apo të shëruarit (jo më pak se 28 ditë pas shërimit dhe jo më shumë se 6 muaj pas tejkalimit të infeksionit), të cilët zotërojnë një dokument që provon vaksinimin apo shërimin, i formuluar në gjuhën gjermane, angleze, franceze, italiane apo spanjolle, në versionin hard copy apo atë digjital, nuk është e nevojshme të paraqesin një test negativ në momentin e hyrjes në rrugë ajrore nga Shqipëria në Gjermani.

-Nuk është më i detyrueshëm regjistrimi digjital i udhëtimit dhe detyrimi i karantinës.

FRANCA

Franca lejon hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike, që kanë bërë vaksinat Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, si dhe janë të pajisjur me test PCR.

-Franca lejon hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike, vetëm nëse janë vaksinuar dhe udhëtarët paraqesin gjithashtu edhe testin PCR të 72 orëve të fundit ose Antigen të 48 orëve të fundit.

-Vaksinat e pranuara nga Franca janë ato të njohura nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA): Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.

-Prova e vaksinimit është e vlefshme nëse lejon të vërtetohet përfundimi i një kohe të plotë të vaksinimit, përkatësisht:

-2 javë pas injeksionit të 2-të për vaksinat me injeksion të dyfishtë (Pfizer, Moderna, AstraZeneca);

-4 javë pas injeksionit për vaksinat me një injeksion të vetëm (Johnson & Johnson);

-2 javë pas injeksionit për vaksina te njerëzit me histori të Covid-19 (kërkohet vetëm 1 injeksion).

-Franca e konsideron Shqipërinë në listën e vendeve me ngjyrë portokalli, domethënë me rrezik të ulët infektimi.

-Për ata që nuk janë vaksinuar, masat kufizuese vazhdojnë të mbeten në fuqi. Qytetarët e pavaksinuar, duhet të udhëtojnë vetëm për arsye esenciale (për të shkuar të bashkëshorti/bashkëshortja, apo prindërit të udhëtojnë tek fëmijët me leje qëndrimi në Francë, e studentët për motive studimi)

-Edhe kjo kategori udhëton me testin PCR të 72 orëve të fundit ose Antigen të 48 orëve të fundit.

LISTA E PLOTË DHE E PËRDITËSUAR