Transmetuar më 18-04-2021, 17:56

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë fton besimtarët e saj dhe të gjithë qytetarët e vendit të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 Prillit.

Anastas Janullatos në mesazhin e tij për qytetarët Janullatos shprehet se në 25 Prill duhet të zgjedhim njerëzit e pastër që e çojnë Shqipërinë përpara.

“Sikundër e dimë të Dielën tjetër do të kemi Zgjedhjet e Përgjithshme në Shqipëri. Dua që të rikujtoj edhe njëherë tjetër mendimin tonë si Kishë Orthodhokse”.

“E kemi theksuar që në vitin e parë se Kisha jonë nuk merret me Partitë Politike dhe as nuk përzihet në çështjet politike që ka vendi”.

“Ky është parimi i parë që ne si Kishë kemi ndjekur”.

“Por ka dhe një parim të dytë që është mjaft i rëndësishëm – ne, të Krishterët Orthodhoksë, si qytetarë të këtij vendi – duhet të jemi të përgjegjshëm dhe kemi detyrimin për të votuar. Nuk mund të themi jemi indiferentë dhe nuk merremi me çështje të tilla si këto”.

“Mënyra se si zgjedhim – kriteri ynë është mjaft i rëndësishëm – zgjedhim njerëz të cilët janë të pastër, që nuk vënë më parë “Unin” e tyre dhe më pas vijmë “Ne” dhe kanë aftësinë për ta çuar vendin aty ku është përparimi, kuptimi i ndërsjellë dhe ecja përpara”, tha Janullatos në mesazhin e tij, duke e mbyllur me fjalët. – “Dhe e përsëris – E drejta për të votuar është një detyrim mjaft i rëndësishëm që kemi ne” mbyllet mesazh.”

/a.m/NOA.al