Transmetuar më 23-11-2020, 11:25

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka dhënë një lajm të mirë nëpërmjet rrjeteve sociale. Ajo ka njoftuar se gjendja e Myftiut të Shkodrës, Muhamed Sytari, i cili ishte prekur nga Covid-19, është përmirësuar.

“Beteja me Covid nuk është e pamundur. Dua të ndaj me ju një lajm të mirë për shëndetin e Myftisë tonë të nderuar, Imam Muhamed Sytari i cili është përmirësuar. Mbetemi me shpresë në rikthimin e shpejtë të tij në Shkodër pranë familjes dhe komunitetit së bashku me babain e tij. Me besim dhe shpresë lutemi për çdo shqiptar që po lufton me Covid 19”, shkruan Voltana Ademi. /e.a/noa.al/