









Dubai është themeluar si një fshat peshkimi në fillim të shekullit të 18-të, rreth vitit 1822, dhe kishte rreth 7-8 mijë banorë.
Sot Dubai është qyteti më i zhvilluar i Lindjes së Mesme, madje vlerësohet si qendra ekonomike e vendeve arabe.
Dubai aktualisht qyteti më i populluar i Emirateve të Bashkuara Arabe, në bregdetin juglindor të Gjirit Persian, njihet si "kryeqyteti turistik" i vendit arab.
Vizitohet nga miliona turistë. Por ka edhe rregulla të çuditshme, që shumë prej vizitorëve nuk i dinë.
Alkooli lejohet vetëm në hotele dhe ambiente të licencuara nga shteti. Konsumi i alkoolit në vende publike apo në rrugë është ilegal. Po ashtu edhe konsumi nën moshën 21-vjeç.
Madje është fyerje të kërkosh pirje alkoolike në ato ambiente që nuk kanë licencë, si lokal apo market.