Transmetuar më 07-09-2020, 16:28

Një 16-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e kaluar, në fshatin Gabrevcë të Radovishit në Maqedoninë e Veriut.

Bëhet me dije se ajo u zu poshtë nga një zetor, mjet i cili drejtohej nga gjyshi i të ndierës.

Vajza ishte në pjesën e sipërme të zetorit, por u rrëzua dhe më pas mjeti i kaloi sipër.

“E mitura është rrëzuar dhe shtypur nga rimorkio, dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, ka sqaruar policia për rastin. /k.k/noa.al/