Një person ka mbetur i plagosur gjatë natës në Fier, teksa ndodhej në shtëpinë e tezes së tij.
Rreth orës 00:30, sapo kishte hyrë e shtuna, në lagjen Mbrostar-Ferko, Fier, në banesën e tezes së tij, është plagosur me armë zjarri në krahë Nihat Xhaferraj, 50 vjeç, banues në Vlorë.
50-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Autorët dyshohet se janë larguar me një mjet tip “Benz” i cili pak minuta më vonë u gjet i djegur në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit”.
Lidhur me ngjarjen është ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd