Transmetuar më 22-07-2020, 11:58

Protesta e paralajmëruar ditën e sotme kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, është shoqëruar me incidente.

Një besimtar mysliman ka shkuar në vendin ku pritet të nisë ndërtimi i xhamisë, duke deklaruar se janë përgatitur edhe për të vdekur, për të lejuar ndërtimin e xhamisë.

“Propaganda e qytetit, këta janë ata që bëjnë sehir edhe magji, jeni duke ma cënuar të drejtën tonë. Normal që bëhemi terrorist, ku janë të drejtat e njeriut? Ky s’është shqiptarizëm, ku janë kultet, jeni bo krejt franceza”, iu tha qytetari policëve.

Ai shoi më tej se, “Jam i përgatit me vdekë. Nuk jam ardhur me shti fall. Boll është boll, jam përshëndet me gruan edhe me fëmijët dhe kam ardh për këtë punë”. /a.y/noa.al