Transmetuar më 27-06-2020, 19:16

Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë me anë të një njoftimi publik, në rrjetet sociale, bëri të ditur sot se kryepeshkopi Anastas Janullatos ditën e djeshme i është nënshtruar një operacioni në zemër.

Sipas njoftimit zyrtar, pas ekzaminimeve, u konstatua stenozë e arteries së zemrës dhe brenda ditës u realizua me shumë sukses ndërhyrja angioplastike, me vendosjen e dy stentave.

Kryepeshkopi ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa bëhet e ditur se brenda dy ditësh ai do të jetë në gjendje të kthehet në Krye të Kishës Ortodokse  për të ushtruar detyrën që mban prej 28 vitesh.

Njoftimi i Kishës Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

NJË PERIPECI E VOGËL ME SHËNDETIN E KRYEPISKOPIT ANASTAS

Pasditen e së premtes, dt. 26 qershor 2020, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e tij, Anastasi, u shtrua në Spitalin HYGEIA në Tiranë, për shkak të shqetësimeve kardiake. Pas ekzaminimeve, u konstatua stenozë e arteries së zemrës dhe brenda ditës u realizua me shumë sukses ndërhyrja angioplastike, me vendosjen e dy stentave. Lavdi Zotit, sot, ditën e shtunë, shëndeti i tij paraqitet veçanërisht i kënaqshëm.

Mjekët e informuan se brenda dy ditësh do të jetë në gjendje të kthehet në Kryepiskopatë.

Kryepiskopata e Hirshme e Tiranës dhe Durrësit, 27 qershor 2020

/NOA.al