Transmetuar më 26-06-2020, 19:28

Aksidentohet gazetarja shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Xhumadie Ibrahimi.

Sipas informacioneve, ajo është aksidentuar pranë zyrave të të tv Klan, ku është përplasur nga një makinë.

Mësohet se në momentin e ngjarjes ka qenë duke përgatitur një kronikë televizive.

Menjëherë u bë transportimi për në Spitalin e Tetovës.

Pasi mori ndihmë në këtë institucion mjekësor, ajo u transportua në Klinikën Neurokirurgjike në Shkup për ekzaminime të mëtejshme.

Të paqarta janë ende shkaqet e aksidentit në fjalë. /k.k/noa.al/