Transmetuar më 25-06-2020, 12:39


Momente tensioni janë shënuar ditën e sotme gjatë seancës në Kuvend.
Dy deputetët e opozitës Ralf Gjoni dhe Halit Valteri janë përplasur me njeri tjetrën.
Konfrontimi fizik është shmangur nga ndërhyrja e deputetëve Arlind Carçani i cili ka larguar Valterin, ndërsa Myslim Murrizi e tërhoqi për ta larguar.
Megjithatë nuk dihet arsyeja e këtyre momenteve të tensionit.
Pas këtij momenti, në foltore doli Halit Valteri, i cili në përfundim të fjalës së tij tha se, “Keni vendosur matjen e temperaturës, por bëni edhe testin e intelektit dhe të idiotëve në këtë vend se kemi lloj lloj idioti dhe lloj lloj halabaku që nuk dinë se ça flet”. /a.y/noa.al