











E provojnë plot personazhe të njohura të muzikës dhe artit, që të ekspozohen në publik pa truk, pa makijazh, por vetëm, siç i thuhet, "ujë dhe sapun". Paçka se po ti shohësh mirë, dhe pa fare grim nuk duken.
Këtë e ka praktikuar dhe këngëtarja e famshme greke me origjinë shqiptare, Eleni Foureira.
Elenin jemi mësuar ta shohim të kuruar deri në detaje, mirëpo edhe e pagrimuar ka arritur që ta marrë vëmendjen e ndjekësve.
Në pozën në fjalë ajo ka marrë rreth 100 mijë pëlqime dhe komente, ku fansat nuk ia kanë kursyer komplimentet në afro 1 mijë komentet e tyre.
Nga ana tjetër, Foureira është duke shijuar sukseset e projeketve të saj muzikore, e aktualisht po bën pak pushim si pasojë e Covid-19.
Shikoni në galeri si duket Eleni pa grim dhe fotot e kuruara fort.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





