Transmetuar më 30-10-2019, 09:55

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e 34 vjeçarit Eri Zefi më 2 tetor në fshatin Zallë Xhuxhë në Fan të Mirditës.

Kur kanë kaluar disa javë nga ekzekutimi, është bërë i mundur identifikimi i një nga autorët e dyshuar të vrasjes së Zefit i cili u gjet i pajetë në një kanal.

Në kërkim është shpallur Mikel (Gjovalin) Alia nga Fani i Mirditës. Sipas informacioneve, dyshohet se autori ishte shok me viktimën.

Ka qenë një banor i zonës i cili ka pikasur trupin e Eri Zefit në një kanal dhe menjëherë ka njoftuar policinë në lidhje me ngjarjen. Viktima u gjet i vrarë në një zonë të pyllëzuar 50 metra larg rrugës së Kombit.

Eri Zefi është qëlluar me një plumb në kokë çka dyshohet se i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Në vendin e ngjarjes u gjetën njolla të mëdha gjaku. Ndërkohë nuk është gjetur asnjë gëzhojë.

Thuhet se 34-vjecari Zefi mund të jetë marrë peng dhe më pas të jetë ekzekutuar fare pranë Rrugës së Kombit.

Eri Zefi është vëllai i Ndue Zefit, ky i fundit në shkurt të këtij viti ka vrarë fqinjin e tij 45-vjeçarin Martin Ndreca, pas një sherri banal./b.l/noa.al/