Transmetuar më 03-08-2019, 18:26

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa rikthehet në qendër të mediave rozë për shkak të historisë së tyre të dashurisë. Ajo dhe i dashuri i saj i ri, Anwar Hadid janë kthyer sërish në qendër të vëmendjes.

Dua Lipa ndodhet në Kosovë dhe nga fotot e publikuara në Instastory zbulon se nuk është vetëm.

Këngëtarja do të jetë pjesë e koncertit madhështor që organizon së bashku me të atin e saj.

Pranë saj është edhe Anëar, i cili do të vizitojë për herë të parë vendlindjen e partneres së tij.

Dua gjithashtu ka marrë me vete edhe disa miq të saj, të cilët me siguri do e shijojmë pafund këtë udhëtim, ndërkohë ka zbuluar edhe detaje rreth koncertit.

Dua Lipa ka dhuruar 150 mijë euro për një qendër arti, për të rinjtë dhe kulturën  e kryeqytetit të vendlindjes së saj.

Në këtë koncert do të ketë edhe performanca nga personalitete të popit si Calvin Harris dhe Miley Cyrus.

Bëhet fjalë për një maratonë tre ditore në Prishtinë.

Lajmin për hapjen e një akademie muzikore për talentet e reja, e dha vetë Dua, në një konferencë për shtyp, ku krah saj kishte të atin dhe kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Ky do të jetë përfundimisht një projekt i madh dhe diçka për të cilën ne jemi shumë të entuziazmuar. Mendoj se do të jetë e jashtëzakonshme. Ne do ti japim diçka komunitetit tonë, kemi mundësinë që të sjellim artistë ndërkombëtarë të shohin Kosovën, ta shohin atë në një tjetër mënyrë, ta përjetojnë atë dhe kulturën e saj”, tha Dua Lipa.

Projekti do të titullohet “Sunny Hill Academy” dhe do të jetë i vendosur në pallatin e rinisë në Prishtinë.

“Kur unë rritesha, këtu në Kosovë, mund të numëroja me gishtat e duarve koncertet në të cilat kisha qenë, sepse pak artistë vinin këtu. Ndaj ishte për ne gjithnjë një ëndërr të sillnim artistë nga e gjithë bota në Prishtinë dhe të krijonim diçka të re”, shtoi Dua Lipa.

Shpend Ahmetin tha se festivali “Sunny Hill”, me emra si Miley Cyrus apo Calvin Harris, është mënyra më e mirë e mundshme për të promovuar Kosovën. /a.m/noa.al/