Transmetuar më 08-05-2019, 20:10

Luhet sonte takimi i dytë i gjysmëfinales mes Ajaksit dhe Totenham. Dy skuadrat kanë dhënë performance të shkëlqyera deri në këtë fazë tëkompeticionit.

Holandezët vijnë më të avantazhuar, të paktën në letër. Kjo për faktin se e kanë fituar ndeshjen e parë në Angli, me shifrat 1-0.

Gjithsesi asgjë nuk është e sigurtë për ta, pasi një natë më parë pamë që asgjë nuk është e pamundur në futboll.

Skuadra fituese do të përballet në finalen e madhe me Liverpulin.

Djemtë e Kloop shkatërruan duke përmbysur Barcelonën me shifrat 4-0, ndërsa ndeshja e parë ishte mbyllur me rezultatin 3-0 në favor të spanjollëve. /k.k/noa.al/