Transmetuar më 16-04-2019, 19:59

Barcelona-Manchester United dhe Juventus-Ajaks janë dy supersfidat e kësaj mbrëmjeje në Champions League.

Dy ndeshjet janë të hapura për të katër skuadrat, pasi edhe rezultatet e takimeve të para e lejojnë një gjë të tillë.

Barcelona duket se do ta ketë më të thjeshtë pas fitores në Angli, por United është i motivuar për të shkuar më tej.

Surpriza e këtij edicioni, Ajaksi udhëton në Itali ku do të përballet me Juventusin, që vitet e fundit i ka shkuar fare pranë titullit.

Skuadra italiane pret shumë nga Cristiano Ronaldo që në ndeshjen e parë shënoi një gol.

Takimi në Holandë përfundoi me shifrat 1-1. /k.k/noa.al/