Transmetuar më 03-03-2019, 00:17

Në vitin 2007, Tuna realizoi këngën “Bileta” të shkruar nga Armand Rexhepagiq dhe bashkëshortja e tij Aida Baraku.

Por, në këtë 8 mars, Tuna rikthehet përsëri me Rexhepagiqin, tanimë me një duet.

Armendi do t’i rikthehet skenës më 8 mars, ditën kur Tuna do të prezantojë albumin e saj më të ri “Fortuna”.

Prezantimi do të bëhet në një koncert që do të zhvillohet në Filarmoninë e Maqedonisë, në kryeqytetin Shkup.