Transmetuar më 18-01-2019, 09:15
Momente frike për princin Philip të Anglisë, 97 vjeç, i cili u përfshi në një aksident rrugor këtë të enjte, teksa kthehej për në banesën e tij në Sandringham, të Norfolk.
Bashkëshorti i mbretëreshës Elizabeth, u përplas me makinën e tij Range Rover me një mjet tjetër, por fatmirësisht pësoi vetëm lëndime të lehta.
Duka i Edimburg, nuk pësoi dëmtime serioze, por mbeti në gjendje shoku.
Aksidenti ndodhi në kryqëzim, teksa mjeti i princit ndodhej në korsinë e vetë, teksa një mjet tjetër i preu rrugën.
Sakaq dy personat e tjerë të cilët udhëtonin me mjetin tjetër mbetën të lënduar. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd