Transmetuar më 26-08-2018, 23:33

Marrëdhëniet afatgjata dhe të qëndrueshme janë shumë të dëshiruara, por jo të gjithë janë të suksesshëm në këtë aspekt.

Disa shenja të horoskopit janë krijuar thjesht për një histori dashurie të gjatë, kalojnë nëpër mosmarrëveshje dhe e përforcojnë atë.

Por a e keni ditur cilat janë këto shenja?

Demi- Demat janë partnerë të qëndrueshëm dhe të besueshëm të cilët janë të përkushtuar për gjysmën e tyre të dytë. Ata nuk i pëlqejnë ndryshimet e papritura ose pasigurinë. Prandaj, demi punon shumë për të mbajtur një marrëdhënie të qëndrueshme. Ata janë në harmoni me stabilitetin, por kjo nuk do të thotë se ata janë të mërzitshëm. Demi është shumë sensual, ata nuk do të qëndrojnë para TV duke parë një seri të pafundme, por ata do të dalin për të kërkuar aventurën. Duan të provojnë gjëra të reja dhe do të përpiqen të sigurojnë që marrdhënia të mos përfundojë kurrë.

Peshorja- Peshorja i adhuron marrëdhëniet afatgjata. Personat që i përkasin shenjës së Peshores vlerësojnë harmoninë dhe janë shumë të durueshëm. Nuk ka frikë nga ndershmëria apo ndjeshmëria emocionale, gjë që i ndihmon ato të shprehin nevojat dhe dëshirat e tyre për një partner. Kur Peshorja hyn në një marrëdhënie, bën gjithçka të nevojshme për ta ruajtur atë./a.k/noa.al/