




Dilnin gjithmonë, kështu që i mbylli brenda makinës për t’u dhënë një mësim. Me këto fjalë, Cynthia Marie Randolph, u justifikua para autoriteteve për vdekjen e dy fëmijëve të saj, të cilët i la mbyllur në makinë në temperaturë 35°C, të cilët u gjetën më tej të pajetë.
24-vjeçarja u dënua nga gjykata e Texas, me dy dënime prej 20 vitesh burg secili, nën akuzën për vrasje me paramendim, ngjarje e ndodhur në maj të vitit 2017.
Viktimat janë djali 1 vjeç, Cavanaugh dhe një vajzë 2-vjeçare Juliet.
Gruaja amerikane, Cynthia Marie Randolph tha se fillimisht theu xhamin e makinës për ti shpëtuar, pasi nuk i gjeti në kopshtin pas shtëpisë.
Por më tej ndryshoi version, duke thënë se i kishte mbyllur vetë në makinë me dëshirë dhe se e kishte zënë gjumi disa orë, pasi kishte tymosur marijuanë, shkruan noa.al.
Po ashtu shtoi se e kishte thyer xhamin e makinës, për të stimuluar një tentativë grabitje. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





