Transmetuar më 18-04-2018, 19:01
Protesta e Kalimashit në të cilën u shkatërruan sportelet e pagesës në Rrugën e Kombit u pasua me arrestimin e 23 personave nga ana e policisë, 11 prej të cilëve qëndrojnë ende në burg.
Pavarësisht protestave të organizuara, gjykata e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tyre dhe caktoi masën e sigurisë “arret me burg” të kërkuar nga prokuroria.
Me kuksianët e arrestuar sot janë treguar solidarë edhe tifozët e ekipit të futbollit të qytetit verilindor.
Në stadiumin e këtij qyteti luhej ndeshja e kupës me Laçin.
Në një moment, tifozët në shkallët e stadiumit kanë nisur të brohorasin “lironi vëllezërit tanë”./a.m./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd