Transmetuar më 17-04-2018, 19:46

Banorët e Kukësit, Tropojës dhe Hasit pritet të zhvillojnë një tjetër protestë, këtë herë, për lirimin e 11 personave që mbahen në qeli pas tubimit të zhvilluar në Kalimash më 31 Mars.

Protesta pritet të mbahët më 19 Prill në sheshin pranë Gjyktaës së Kukësit.

Ashtu si tubimi i Kalimashit, edhe këtë herë është Këshilli Bashkiak i Kukësit ai që organizon protestën ku do të kërkohet lirimi i personave që mbahen nën masën “arrest me burg”, lidhur me aktet e dhunës dhe shkatërrimin e sporteleve të pagimit të tarfiës në “Rrugën e Kombit”.

Këshilli i Bashkisë së Kukësit ka shpërndarë një njoftim ku i bën thirrje banorëve të të gjithë qarkut të jenë pjesë e tubimit./a.m./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd